Çfare eshte IUI?

iuiEshte nje nga trajtimet me te perdorura per ciftet subfertil per arsye te ndryshme . Qellimi eshte te rriti numrin e spermatoizoideve te levizshem morfologjikisht normal ne vendin ku ndodh fertilizimi . Ne te njejten kohe mund te kombinohet me stimulimin e vezores per te rritur edhe numrin e qelizave veze ,por qe kjo do te shoqerohet me rritjen e mundesive per shtatezani multiple.

Indikohet ne raste te cifteve me subfetilitet te zgjatur te shkaktuar nga:

  • problem te qafes se mitres ( IUI ne cikle natyral )

  • faktori mashkullor ( IUI )

  • ne raste subfertiliteti pa shkak te njohur. ( IUI plus MOH )

  • Raste me endometrioz te grades se lehte IUI plus hiperstimulim te vezores

Nuk lejohet te behet ne rastet me:

  • Demtim te rende te tubave ose bllokim te tyre ( duhen kontrolluar me pare tubat )

  • Menopauze si dhe humbje te funksionit e vezores ne grate mbi 40 vjece , ne grate me vlere te larte te FSH diten e trete si dhe ne grate ne rezerve ovariale te ulet

  • Faktor mashkullor i rende

  • Endometrioz e rende