DHURIMI I VEZVE

egg donation

Donacioni i vezeve  është metoda e trajtimit të infertilitetit  per femrat, të cilat nuk mund të prodhojnë vezë  ose kanë defekte kromozomale per te bërë konceptim natyrore . Ne jemi shumë të kujdeshem në zgjedhjen e donatorëve vezë.

Ato duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Duhet te jenë gra të shëndetshme në mes moshës 19 dhe 26.
  • Te jenë të arsimuara mire dhe te kene nje background te shendeteshme.
  • Te kene nje histori familjare te shendeteshme.
  • Mund te jene gra qe kane femije.



-Donatorët janë fiziologjikisht dhe psikologjikisht të përgatitur për programin.

Donatorët dhe marrësit  krahasohen në bazë të ngjashmërive në shumë faktorë të tillë si tonin e lëkurës, përkatësisë etnike, flokët dhe ngjyra e syve, arsimin dhe historinë mjekësore. Si në rastet normale me IVF, ne keto raste perdoren hormone per te sinkronizuar ciklet natyrore të donatoreve femra dhe marrësit. Sperma e marre  nga partneri i marrëses  përdoret  për të fekonduar vezët  e donatores  në laborator dhe embrionet e formuar  vendosen ne mitren e marreses e cila eshte pergatitur para me medikamentet adekuate per te mbajtur shtatzanine.

KUR REKOMANDOHET PROCEDURA ME VEZE TE DHURUARA

Procedura e IVF me veze te dhuruara u rekomandohet femrave qe kane nje ose me shume  nder problemet e meposhtme,si :

– Sëmundje  të vezoreve
– Mungesa  e vezoreve
– Endometrioza rëndë
– Nivele të larta të FSH
– Deshtimi  i parakohshem ovarial (menopauza e parakoheshme.)
– Sëmundje inflamatore e pelvikut (SIP)

PGD ( Diagnoza gjenetike para implantimit)

 

PGD ​​(diagnoza  gjenetike para implantimit) mundëson  vlerësimin gjenetik te embrioneve   para  se te futen  në mitër. Ajo aplikohet  në ditën e  3-te,kur  embrionet të jene me  4 deri në 10 qeliza . Një ose dy qeliza hiqen  nga embrionet  me morfologji  të përshtatshme dhe kryhet  me ndihmën e një tubi te posacem per marjen e biopsise. Kjo qelize cohet ne laborator  gjenetik e cila analizohet per mutacione kromozomike.  Dikush mund të pyes veten nëse kjo procedurë është e dëmshme për embrionin. Është  vertetuar  se nuk e kompromenton zhvillimin e mëtejshëm te embrionit  nëse procedura është kryer si duhet dhe nga persona te kualifikuar. Ne  baze te rezultatit te PGD,embrionet qe rezultojne normale transferohen te pacientia diten e 5.

PGD rekomandohet te aplikohet ne keto rethana:

Pas 2-3 tentime te deshtuara

-kur kemi aborte te perseritura
– kur pacientet kane histori ne familje per semundje gjenetike.
-Mosha të avancuara te nënës
-Sëmundjet që transmetohen me kromozomet e gjinisë
-HLA (antigjen njerëzore leukocitar)