Dhurimi I Embrioneve

embyro donationProgrami i dhurimit të embrionit ka ndihmuar shumë gra në të gjithë botën për të ndjekur ëndrrën e tyre për tu bëre nënë.

Kush mund të përfitojë Nga Trajtimi I dhurimit Të Embrionit:

  • Femrat pa ovocite
  • Femrat me ovale që nuk prodhojnë vezë (situata të tilla si menopauza e parakohshme).
  • Femrat që rekomandohen të përfitojnë nga donacioni i vezëve për shkak të problemeve gjenetike.
  • Femrat me vezë të dëmtuara për shkak të radioterapisë, kimioterapisë për shkak të arsyeve si kanceri
  • Femrat më të vjetra që kalojne menopauzën.
  • Grate beqare

 Ne keto lloji rastesh, per gjetjen e donatores se ovociteve dhe spermes ndiqet e njejta rruge sic eshte permendur edhe ne vetem procesin e dhurimit te vezeve apo procesin e dhurimit te spermes.

Dhuruesit e vezëve që pranohen në klinikën tonë:

  • Duhet të jetë midis 19-26 vjeç.
  • Duhet te kryejne Test Analize Kromozomale(Karyotyp)
  • Analiza të gjakut Hormonale & pelvic scan
  • Të gjitha testet e sëmundjeve infektive
  • Testimin e më shumë se 70 sëmundjeve gjenetike
  • Një sesion me psikologun tonë të klinikës, për t'u siguruar që dhuruesi nuk ka asnje problem psikologjik apo probleme mendore
  • S'ka histori mendore dhe sëmundje gjenetike në familjen e saj

Rastet e dhurimit  te  spermës

Spitali jone ka lidhur kontratë dhe bashkëpunon në mënyrë aktive me bankën më të madhe të licencuar për spermë CRYOS nga Danimarka, bankë me ekzistim 30 vjeçar dhe me bazën më të madhe të dhurimit të spermës në botë. CRYOS është një bankë që bën dërgesë të materialit të dhuruar në më shumë se 100 vende të botës. Ky lloj trajtimi eshte per meshkujt qe pranojne te vazhdojne  kete lloj trajtimi ne rastet qe nuk kane vete sperme apo ndonje alternative tjeter. Perseri dhe ne kete rast si ne rastin e dhurimit te vezeve, gjendet nje person I pershtatshem me marresin si nga aspekti fizik, arsimimi, historia familjare etj.Pacjenti eshte ne gjendje ta zgjedhi vete dhuruesin dhe ka mundesi qe nepermjet faqes se Cryos bank te shohi profilin e dhuruesit.