IVF \ ICSI

tup bebek kibris

IVF është nje lloj teknike qe quhet ndryshe 'test-tube' . Ajo u zhvillua më shumë se 30 vjet më parë për trajtimin e grave qe kishin tubat Fallopiane te dëmtuar  dhe kjo mbetet një arsye e rëndësishme për trajtimin sot.

Çfare eshte ICSI?

Mikroinjeksioni është një metodë që përdoret për trajtimin e infertilitetit mashkullor. Pacientët që kanë numër të ulët të spermatozoidëve, lëvizshmëri të ulët ose morfologji abnormale të spermës, mund të kenë fëmijë në sajë të kësaj metode.

Dy metoda të ndryshme përdoren në trajtimet IVF. Njëra prej tyre është IVF e rregullt, dhe tjetra është mikroinjektimi. Ndërsa të njëjtat faza trajtimi janë vënë re në të dyja praktikat, i vetmi ndryshim qëndron në procesin e fekondimit. Në trajtimet e rregullta IVF, veza dhe spermatozoidi mbeten në të njëjtin medium dhe fekondimi ndodh natyrshëm. Me mikroinjeksion, zgjidhet me kujdes sperma me cilësi më të lartë duke e injektuar brenda vezës. Në këtë mënyrë, janë rritur shanset e fekondimit.

Kujt i kryet Mikroinjeksioni?

  • • Pacientëve që vuajnë nga numërimi i ulët i spermatozoidëve ose azoospermia
    • Pacientëve me probleme morfologjike abnormale të spermatozoideve
    • Pacientëve që kanë patur përpjekje të pasuksesshme të IVF
    • Pacientëve që i nënshtrohen Diagnozës Gjenetike të Preimplantimit (PGD)
    • Pacientëve që vuajnë nga infertiliteti i pashpjegueshëm

Si funksjonon IVF ?

Të gjitha trajtimet IVF fillojnë me një terapi hormonesh për të stimuluar zhvillimin e disa folikujve. Këto mblidhen si vezë, të cilat pastaj fertilizohen në një tub testimi (in vitro) për të krijuar disa embrione. Midis dy dhe pesë ditësh në një inkubator, një apo dy nga këto embrione transferohen përmes vaginës në mitër, ku ndodh implantimi dhe shtatzënia fillon. Megjithatë, ne IVF si në ngjizjen natyrale, jo çdo embrion implantohet  të bëhet një shtatzëni, kjo eshte dhe arsyeja pse embrionet e tepërta i ngrijme - në mënyrë që një transferim pasues të mund të realizohet  në qoftë se i pari dështon. Ngrirja tani është pjesë thelbësore e programit IVF të çdo klinike.

Testet  mjeksore qe duhet te kryhen :

Testet hormonale te gruas:

  • FSH (follicle stimulating hormone)
  • TSH (thyroid stimulating hormone)
  • E2 (estradiol)
  • Prolactin
  • AMH (anti-mullerian hormone
  • Trans-vaginal scan (Ultrasound Scan) for ovarian & uterine assessment Ultrasound Scan:

Arsyeja e ekove eshte per te vertetuar  reagimin ndaj mjekimeve.

 Per me teper:

  • Kontrolli I trashësisë dhe paraqitjes endometriale
  •  Kontrolli i mitrës (për t'u siguruar që nuk ka patologji mitre që mund të ndërhyjnë në trajtimin tonë).
  •  Kontrolli i vezëve.

Testet e semundjeve infektive:

  • Anti-HIV – test for HIV/AIDS infection
  • Anti-HCV – test for Hepatitis C virus infection
  • Rubella IgG- IgM – test for German measles infection
  • CMV IgG – test for Cytomegalovirus infection
  • HbsAg – test for Hepatitis B virus infection
  • VDRL – test for Syphilis infection
  • Anti- Hbs

Testet e semundjeve infektive mund te realizohen ne Qipro, nese pacjenti deshiron.Kostoja e tyre eshte 200 euro per pacjent.Pacjenti duhet te dije qe testimi i pacjenteve qe rezultojne positiv mbi keto sumundje nuk kryhet ne kliniken tone.

Si fillon trajtimi:

  • Hapi 1

Të Lexohet gjithçka me kujdes dhe të gjitha pyetjet qe mund te kete pacjenti duhet t’ja dergoje  koordinatorit te tij.Ju  lutemi, mos hezitoni të bëni sa më shume pyetje dhe te kerkoni nje telefonate me kordinatorin apo mjekun tuaj.Ne besojmë se marrëdhënia mes doktorit & pacientit është shumë e rëndësishme, pasi ai do të kryejë trajtimin tuaj.

  • Hapi 2  

Plotësoni formularin e aplikativit që ju dërgohet nga koordinatori juaj ose mund të planifikoni një telefonatë me koordinatorin tuaj dhe ajo do t'ju bëjë disa pyetje.

  • Hapi 3 

Planifiko një datë skanimi pelvik me Gjinekologun tuaj. Gjithashtu, duhet  të bëni te gjitha testet mjekësore të kërkuara.

Hapi 4

Dërgojini formularin e aplikimit dhe rezultatet e analizave mjekësore  koordinatorit tuaj.

Hapi 5

Pasi ti keni dërguar rezultatet tuaja, brenda 24 orëve, koordinatori juaj do t'ju dërgojë një letër vlerësimi nga doktori. Kjo letër vlerësimi, do të ketë gjithçka të përfshirë, në lidhje me situatën tuaj, normat e suksesit, trajtimin më të mire te mundshem  për ju, dhe këshillat.

  • Hapi 6

Pasi të jenë organizuar të gjitha, do t’ju dergohet  protokolli  i Trajtimit mjekësor dhe receta për të filluar trajtimin .

Koleksioni I Vezëve Dhe Spermës

Kordinatorja do t’ju informoje rreth dites dhe kohes te koleksionimit te vezeve. Gjatë mbledhjes së vezëve, ekipi ynë Në Kyrenia IVF do të përgatisë mostrën e spermës nga partneri juaj . Rekomandohet  ( Abstinencë nga katapulimi për dy deri tre ditë perpara se të dorezohet  mostra e spermes).

Fertilizimi

Sperma më e lëvizshme do te zgjidhet  për fertilizim. Për të siguruar fertilizimin, ekipi ynë përdor procedurën e ICSI-së. Kjo teknikë përfshin inseminimin e spermës në çdo vezë me mikro-injeksion. Mjekët tanë do të diskutojnë gjithashtu me ju sasinë e vezëve që janë mbledhur dhe cilësinë e spermës. Pas 24 orësh, ju do të merrni një përditësim lidhur me procesin e fertilizimit dhe sasinë e embrioneve.

Transferimi I Embrionit

Embrionet transferohen në ditën e tretë ose në ditën e pestë të zhvillimit. Embriologu ynë  do te mund te identifikoje  embrionet dhe në disa raste do të rekomandojë zgjatjen e zhvillimit të embrionit në ditën pesë — të njohur si faza shpërthyese(Blastocyst). Transferimi i Blastocyst është i zakonshëm në ciklet e IVF pasi mund të rrisë shanset për sukses. Në ditën e transferimit, embriologu do të diskutojë me ju cilësinë dhe sasinë e embrioneve tuaj.Me pas mund të vendosni se sa embrione do te keni deshire  që të transferohen. Embrionet transferohen në mitër përmes një kateteri te bute qe perdoret per transferimin e embrioneve. Kjo procedure pa dhimbje eshte e ngjashme me nje pap test dhe nuk ka nevoje per anestezi. Embrionet janë vendosur në një sasi të vogël lëngu brenda kateterit, e cila kalon nëpër cervix në kohën e një ekzaminimi spekul dhe kontrollit me ultratingull. Embrionet vendosen në një pozicion për të arritur pjesën e sipërme të mitrës. Kateteri hiqet dhe kontrollohet që të gjithë embrionët të transferohen. Fshikëza e urines duhet të jete e plotë për procedurën e transferimit. Nëse do te dëshironi, embrionet me cilësi të mirë që nuk transferohen mund të ngrihen në azot të lëngshëm, etiketohen me kujdes dhe ruhen në bankën embrio. Këto mund të përdoren në ciklet pasuese.

 

Rezultati

Prova më e saktë për shtatzaninë është testi i gjakut, beta HCG — 12 ditë pas transferimit të embrionit (dita 1 që eshte një ditë pas transferimit). HCG gjithashtu i njohur si 'hormon shtatzanie'. Trupi fillon të prodhojë HCG kur embrioni fillon t'i implantohet mitrës. Ju lutem, prisni deri në ditën e 12 per te vertetetuar shtatezanine. Injeksioni qe kryhet  para mbledhjes së vezëve përmban HCG dhe nëse testoheni shumë shpejt, mund të jete per shkak të këtij injeksioni DHE jo HCG e prodhuar nga shtatzania. Injeksioni mund të qëndrojë në sistemin tuaj për 8-10 ditë, kështu që testimi i shpejt mund të japë një pergjigje pozitive të rreme. Beta HCG test do të raportojë nivelin e hormoneve HCG që është i pranishëm.

Në disa raste ku mund të jetë e vështirë të kryesh një test gjaku ,një test shtatzanie do të tregojë nëse ka apo jo HCG të dallueshme në urinë tuaj. Ju lutemi, prisni për të kryer një test ne shtëpi diten e 14 dhe mos harroni, momenti me I mire qe mund te kryeni testin ne shtepi, eshte ne mengjes pasi pergjenderimi me I larte I HCG eshte ne mengjes.

Nëse keni një rezultat pozitiv, është shumë e rëndësishme që të vazhdoni ilaçet siç këshillohet nga Doktori. Duhet ta përsërisni testin beta për 2 deri 3 here. Qëllimi është të kemi nivelin e HCG dyfish çdo 2 ditë. Nëse të tre betat tregojnë një shtatzëni të shëndetshme, atëherë një ultratingull vaginal do të planifikohet nga 6 deri në 8 javë të shtatzanisë.

Nëse rezultati është negativ, të gjitha ilaçet duhet të ndalohen menjëherë. Nëse rezultati është negativ dhe ju keni kryer një test urine në ditën 14, rekomandoni që të vazhdoni të merrni ilaçet siç këshillohet nga doktori për 2 ditë dhe përsëri te testoheni. Nëse rezultati është ende negativ, të GJITHA ilaçet duhet të ndalohen.

Çfare eshte IUI?

Eshte nje nga trajtimet me te perdorura per ciftet subfertil per arsye te ndryshme . Qellimi eshte te rriti numrin e spermatoizoideve te levizshem morfologjikisht normal ne vendin ku ndodh fertilizimi . Ne te njejten kohe mund te kombinohet me stimulimin e vezores per te rritur edhe numrin e qelizave veze ,por qe kjo do te shoqerohet me rritjen e mundesive per shtatezani multiple.

Indikohet ne raste te cifteve me subfetilitet te zgjatur te shkaktuar nga:
– problem te qafes se mitres ( IUI ne cikle natyral )
– faktori mashkullor ( IUI )
– ne raste subfertiliteti pa shkak te njohur. ( IUI plus MOH )
– Raste me endometrioz te grades se lehte IUI plus hiperstimulim te vezores

Nuk lejohet te behet ne rastet me:
– Demtim te rende te tubave ose bllokim te tyre ( duhen kontrolluar me pare tubat )
– Menopauze si dhe humbje te funksionit e vezores ne grate mbi 40 vjece , ne grate me vlere te larte te FSH diten e trete si dhe ne grate ne rezerve ovariale te ulet
– Faktor mashkullor i rende
– Endometrioz e rende

Whatsapp