Trajtimet

IVF \ ICSI

tup bebek kibris

IVF është nje lloj teknike qe quhet ndryshe 'test-tube' . Ajo u zhvillua më shumë se 30 vjet më parë për trajtimin e grave qe kishin tubat Fallopiane te dëmtuar  dhe kjo mbetet një arsye e rëndësishme për trajtimin sot.

Çfare eshte ICSI?

Mikroinjeksioni është një metodë që përdoret për trajtimin e infertilitetit mashkullor. Pacientët që kanë numër të ulët të spermatozoidëve, lëvizshmëri të ulët ose morfologji abnormale të spermës, mund të kenë fëmijë në sajë të kësaj metode.

Dy metoda të ndryshme përdoren në trajtimet IVF. Njëra prej tyre është IVF e rregullt, dhe tjetra është mikroinjektimi. Ndërsa të njëjtat faza trajtimi janë vënë re në të dyja praktikat, i vetmi ndryshim qëndron në procesin e fekondimit. Në trajtimet e rregullta IVF, veza dhe spermatozoidi mbeten në të njëjtin medium dhe fekondimi ndodh natyrshëm. Me mikroinjeksion, zgjidhet me kujdes sperma me cilësi më të lartë duke e injektuar brenda vezës. Në këtë mënyrë, janë rritur shanset e fekondimit.

Kujt i kryet Mikroinjeksioni?

  • • Pacientëve që vuajnë nga numërimi i ulët i spermatozoidëve ose azoospermia
    • Pacientëve me probleme morfologjike abnormale të spermatozoideve
    • Pacientëve që kanë patur përpjekje të pasuksesshme të IVF
    • Pacientëve që i nënshtrohen Diagnozës Gjenetike të Preimplantimit (PGD)
    • Pacientëve që vuajnë nga infertiliteti i pashpjegueshëm

Si funksjonon IVF ?

Të gjitha trajtimet IVF fillojnë me një terapi hormonesh për të stimuluar zhvillimin e disa folikujve. Këto mblidhen si vezë, të cilat pastaj fertilizohen në një tub testimi (in vitro) për të krijuar disa embrione. Midis dy dhe pesë ditësh në një inkubator, një apo dy nga këto embrione transferohen përmes vaginës në mitër, ku ndodh implantimi dhe shtatzënia fillon. Megjithatë, ne IVF si në ngjizjen natyrale, jo çdo embrion implantohet  të bëhet një shtatzëni, kjo eshte dhe arsyeja pse embrionet e tepërta i ngrijme - në mënyrë që një transferim pasues të mund të realizohet  në qoftë se i pari dështon. Ngrirja tani është pjesë thelbësore e programit IVF të çdo klinike.

Testet  mjeksore qe duhet te kryhen :

Testet hormonale te gruas:

  • FSH (follicle stimulating hormone)
  • TSH (thyroid stimulating hormone)
  • E2 (estradiol)
  • Prolactin
  • AMH (anti-mullerian hormone
  • Trans-vaginal scan (Ultrasound Scan) for ovarian & uterine assessment Ultrasound Scan:

Arsyeja e ekove eshte per te vertetuar  reagimin ndaj mjekimeve.

 Per me teper:

  • Kontrolli I trashësisë dhe paraqitjes endometriale
  •  Kontrolli i mitrës (për t'u siguruar që nuk ka patologji mitre që mund të ndërhyjnë në trajtimin tonë).
  •  Kontrolli i vezëve.

Testet e semundjeve infektive:

  • Anti-HIV – test for HIV/AIDS infection
  • Anti-HCV – test for Hepatitis C virus infection
  • Rubella IgG- IgM – test for German measles infection
  • CMV IgG – test for Cytomegalovirus infection
  • HbsAg – test for Hepatitis B virus infection
  • VDRL – test for Syphilis infection
  • Anti- Hbs

Testet e semundjeve infektive mund te realizohen ne Qipro, nese pacjenti deshiron.Kostoja e tyre eshte 200 euro per pacjent.Pacjenti duhet te dije qe testimi i pacjenteve qe rezultojne positiv mbi keto sumundje nuk kryhet ne kliniken tone.

Si fillon trajtimi:

  • Hapi 1

Të Lexohet gjithçka me kujdes dhe të gjitha pyetjet qe mund te kete pacjenti duhet t’ja dergoje  koordinatorit te tij.Ju  lutemi, mos hezitoni të bëni sa më shume pyetje dhe te kerkoni nje telefonate me kordinatorin apo mjekun tuaj.Ne besojmë se marrëdhënia mes doktorit & pacientit është shumë e rëndësishme, pasi ai do të kryejë trajtimin tuaj.

  • Hapi 2  

Plotësoni formularin e aplikativit që ju dërgohet nga koordinatori juaj ose mund të planifikoni një telefonatë me koordinatorin tuaj dhe ajo do t'ju bëjë disa pyetje.

  • Hapi 3 

Planifiko një datë skanimi pelvik me Gjinekologun tuaj. Gjithashtu, duhet  të bëni te gjitha testet mjekësore të kërkuara.

Hapi 4

Dërgojini formularin e aplikimit dhe rezultatet e analizave mjekësore  koordinatorit tuaj.

Hapi 5

Pasi ti keni dërguar rezultatet tuaja, brenda 24 orëve, koordinatori juaj do t'ju dërgojë një letër vlerësimi nga doktori. Kjo letër vlerësimi, do të ketë gjithçka të përfshirë, në lidhje me situatën tuaj, normat e suksesit, trajtimin më të mire te mundshem  për ju, dhe këshillat.

  • Hapi 6

Pasi të jenë organizuar të gjitha, do t’ju dergohet  protokolli  i Trajtimit mjekësor dhe receta për të filluar trajtimin .

Koleksioni I Vezëve Dhe Spermës

Kordinatorja do t’ju informoje rreth dites dhe kohes te koleksionimit te vezeve. Gjatë mbledhjes së vezëve, ekipi ynë Në Kyrenia IVF do të përgatisë mostrën e spermës nga partneri juaj . Rekomandohet  ( Abstinencë nga katapulimi për dy deri tre ditë perpara se të dorezohet  mostra e spermes).

Fertilizimi

Sperma më e lëvizshme do te zgjidhet  për fertilizim. Për të siguruar fertilizimin, ekipi ynë përdor procedurën e ICSI-së. Kjo teknikë përfshin inseminimin e spermës në çdo vezë me mikro-injeksion. Mjekët tanë do të diskutojnë gjithashtu me ju sasinë e vezëve që janë mbledhur dhe cilësinë e spermës. Pas 24 orësh, ju do të merrni një përditësim lidhur me procesin e fertilizimit dhe sasinë e embrioneve.

Transferimi I Embrionit

Embrionet transferohen në ditën e tretë ose në ditën e pestë të zhvillimit. Embriologu ynë  do te mund te identifikoje  embrionet dhe në disa raste do të rekomandojë zgjatjen e zhvillimit të embrionit në ditën pesë — të njohur si faza shpërthyese(Blastocyst). Transferimi i Blastocyst është i zakonshëm në ciklet e IVF pasi mund të rrisë shanset për sukses. Në ditën e transferimit, embriologu do të diskutojë me ju cilësinë dhe sasinë e embrioneve tuaj.Me pas mund të vendosni se sa embrione do te keni deshire  që të transferohen. Embrionet transferohen në mitër përmes një kateteri te bute qe perdoret per transferimin e embrioneve. Kjo procedure pa dhimbje eshte e ngjashme me nje pap test dhe nuk ka nevoje per anestezi. Embrionet janë vendosur në një sasi të vogël lëngu brenda kateterit, e cila kalon nëpër cervix në kohën e një ekzaminimi spekul dhe kontrollit me ultratingull. Embrionet vendosen në një pozicion për të arritur pjesën e sipërme të mitrës. Kateteri hiqet dhe kontrollohet që të gjithë embrionët të transferohen. Fshikëza e urines duhet të jete e plotë për procedurën e transferimit. Nëse do te dëshironi, embrionet me cilësi të mirë që nuk transferohen mund të ngrihen në azot të lëngshëm, etiketohen me kujdes dhe ruhen në bankën embrio. Këto mund të përdoren në ciklet pasuese.

 

Rezultati

Prova më e saktë për shtatzaninë është testi i gjakut, beta HCG — 12 ditë pas transferimit të embrionit (dita 1 që eshte një ditë pas transferimit). HCG gjithashtu i njohur si 'hormon shtatzanie'. Trupi fillon të prodhojë HCG kur embrioni fillon t'i implantohet mitrës. Ju lutem, prisni deri në ditën e 12 per te vertetetuar shtatezanine. Injeksioni qe kryhet  para mbledhjes së vezëve përmban HCG dhe nëse testoheni shumë shpejt, mund të jete per shkak të këtij injeksioni DHE jo HCG e prodhuar nga shtatzania. Injeksioni mund të qëndrojë në sistemin tuaj për 8-10 ditë, kështu që testimi i shpejt mund të japë një pergjigje pozitive të rreme. Beta HCG test do të raportojë nivelin e hormoneve HCG që është i pranishëm.

Në disa raste ku mund të jetë e vështirë të kryesh një test gjaku ,një test shtatzanie do të tregojë nëse ka apo jo HCG të dallueshme në urinë tuaj. Ju lutemi, prisni për të kryer një test ne shtëpi diten e 14 dhe mos harroni, momenti me I mire qe mund te kryeni testin ne shtepi, eshte ne mengjes pasi pergjenderimi me I larte I HCG eshte ne mengjes.

Nëse keni një rezultat pozitiv, është shumë e rëndësishme që të vazhdoni ilaçet siç këshillohet nga Doktori. Duhet ta përsërisni testin beta për 2 deri 3 here. Qëllimi është të kemi nivelin e HCG dyfish çdo 2 ditë. Nëse të tre betat tregojnë një shtatzëni të shëndetshme, atëherë një ultratingull vaginal do të planifikohet nga 6 deri në 8 javë të shtatzanisë.

Nëse rezultati është negativ, të gjitha ilaçet duhet të ndalohen menjëherë. Nëse rezultati është negativ dhe ju keni kryer një test urine në ditën 14, rekomandoni që të vazhdoni të merrni ilaçet siç këshillohet nga doktori për 2 ditë dhe përsëri te testoheni. Nëse rezultati është ende negativ, të GJITHA ilaçet duhet të ndalohen.

Çfare eshte IUI?

Eshte nje nga trajtimet me te perdorura per ciftet subfertil per arsye te ndryshme . Qellimi eshte te rriti numrin e spermatoizoideve te levizshem morfologjikisht normal ne vendin ku ndodh fertilizimi . Ne te njejten kohe mund te kombinohet me stimulimin e vezores per te rritur edhe numrin e qelizave veze ,por qe kjo do te shoqerohet me rritjen e mundesive per shtatezani multiple.

Indikohet ne raste te cifteve me subfetilitet te zgjatur te shkaktuar nga:
– problem te qafes se mitres ( IUI ne cikle natyral )
– faktori mashkullor ( IUI )
– ne raste subfertiliteti pa shkak te njohur. ( IUI plus MOH )
– Raste me endometrioz te grades se lehte IUI plus hiperstimulim te vezores

Nuk lejohet te behet ne rastet me:
– Demtim te rende te tubave ose bllokim te tyre ( duhen kontrolluar me pare tubat )
– Menopauze si dhe humbje te funksionit e vezores ne grate mbi 40 vjece , ne grate me vlere te larte te FSH diten e trete si dhe ne grate ne rezerve ovariale te ulet
– Faktor mashkullor i rende
– Endometrioz e rende

Dhurimi I Vezve

yumurta donasyonu

Donacioni i vezeve  është metoda e trajtimit të infertilitetit  per femrat, të cilat nuk mund të prodhojnë vezë  ose kanë defekte kromozomale per te bërë konceptim natyrore . Ne jemi shumë të kujdeshem në zgjedhjen e donatorëve vezë.

Ato duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Duhet te jenë gra të shëndetshme në mes moshës 19 dhe 26.
  • Te jenë të arsimuara mire dhe te kene nje background te shendeteshme.
  • Te kene nje histori familjare te shendeteshme.
  • Mund te jene gra qe kane femije.



-Donatorët janë fiziologjikisht dhe psikologjikisht të përgatitur për programin.

Donatorët dhe marrësit  krahasohen në bazë të ngjashmërive në shumë faktorë të tillë si tonin e lëkurës, përkatësisë etnike, flokët dhe ngjyra e syve, arsimin dhe historinë mjekësore. Si në rastet normale me IVF, ne keto raste perdoren hormone per te sinkronizuar ciklet natyrore të donatoreve femra dhe marrësit. Sperma e marre  nga partneri i marrëses  përdoret  për të fekonduar vezët  e donatores  në laborator dhe embrionet e formuar  vendosen ne mitren e marreses e cila eshte pergatitur para me medikamentet adekuate per te mbajtur shtatzanine.

KUR REKOMANDOHET PROCEDURA ME VEZE TE DHURUARA

Procedura e IVF me veze te dhuruara u rekomandohet femrave qe kane nje ose me shume  nder problemet e meposhtme,si :

– Sëmundje  të vezoreve
– Mungesa  e vezoreve
– Endometrioza rëndë
– Nivele të larta të FSH
– Deshtimi  i parakohshem ovarial (menopauza e parakoheshme.)
– Sëmundje inflamatore e pelvikut (SIP)

PGD ( Diagnoza gjenetike para implantimit)

PGD ​​(diagnoza  gjenetike para implantimit) mundëson  vlerësimin gjenetik te embrioneve   para  se te futen  në mitër. Ajo aplikohet  në ditën e  3-te,kur  embrionet të jene me  4 deri në 10 qeliza . Një ose dy qeliza hiqen  nga embrionet  me morfologji  të përshtatshme dhe kryhet  me ndihmën e një tubi te posacem per marjen e biopsise. Kjo qelize cohet ne laborator  gjenetik e cila analizohet per mutacione kromozomike.  Dikush mund të pyes veten nëse kjo procedurë është e dëmshme për embrionin. Është  vertetuar  se nuk e kompromenton zhvillimin e mëtejshëm te embrionit  nëse procedura është kryer si duhet dhe nga persona te kualifikuar. Ne  baze te rezultatit te PGD,embrionet qe rezultojne normale transferohen te pacientia diten e 5.

PGD rekomandohet te aplikohet ne keto rethana:

Pas 2-3 tentime te deshtuara

-kur kemi aborte te perseritura
– kur pacientet kane histori ne familje per semundje gjenetike.
-Mosha të avancuara te nënës
-Sëmundjet që transmetohen me kromozomet e gjinisë
-HLA (antigjen njerëzore leukocitar)

Dhurimi I Spermes

sperm donasyonu

Si vëretohet  infertiliteti mashkullor?

Spermogrami është testi i parë dhe themelor me të cilin caktohet pjelloria e burrave përmes kontrollit të cilësisë dhe kuantitetit të ejakulatit. Për shkak të variacioneve të rezultateve rekomandohen dy analiza në afat prej 30  ditëve.  Nëse me analizën e spermogramit tregohet mungesa e spermatozoideve në ejakultatin (azoospermia) vazhdohet me ekzaminimet me qëllim që të vërtetohet shkaku. Mungesa e spermatozoideve në ejakulatin mund të jetë pasoja e mosekzistimit të spermatogjenezës, por mund të bëhet fjalë edhe për ekzistim të spermatogjenezës, por të ekzistojë ndonjë pengesë (obstrukcion). Prandaj bëhen ekzaminime shtesë që përshijnë:

  • Ekzaminim i testikujve me ultrazë dhe në mënyrë manuale
  • Ekzaminim i hormoneve
  • Ekzaminim gjenetik
  • Biopsia testikulare

Kontratë me bankën për rastet e dhurimit  te  spermës

Spitali jone ka lidhur kontratë dhe bashkëpunon në mënyrë aktive me bankën më të madhe të licencuar për spermë CRYOS nga Danimarka, bankë me ekzistim 30 vjeçar dhe me bazën më të madhe të dhurimit të spermës në botë. CRYOS është një bankë që bën dërgesë të materialit të dhuruar në më shumë se 100 vende të botës. Ky lloj trajtimi eshte per meshkujt qe pranojne te vazhdojne  kete lloj trajtimi ne rastet qe nuk kane vete sperme apo ndonje alternative tjeter. Perseri dhe ne kete rast si ne rastin e dhurimit te vezeve, gjendet nje person I pershtatshem me marresin si nga aspekti fizik, arsimimi, historia familjare etj.Pacjenti eshte ne gjendje ta zgjedhi vete dhuruesin dhe ka mundesi qe nepermjet faqes se Cryos bank te shohi profilin e dhuruesit.

IVF+PGD

cinsiyet secimi

PGD ( Diagnoza gjenetike para implantimit)

 PGD ​​(diagnoza  gjenetike para implantimit) mundëson  vlerësimin gjenetik te embrioneve   para  se te futen  në mitër. Ajo aplikohet  në ditën e  3-te,kur  embrionet të jene me  4 deri në 10 qeliza . Një ose dy qeliza hiqen  nga embrionet  me morfologji  të përshtatshme dhe kryhet  me ndihmën e një tubi te posacem per marjen e biopsise. Kjo qelize cohet ne laborator  gjenetik e cila analizohet per mutacione kromozomike.  Dikush mund të pyes veten nëse kjo procedurë është e dëmshme për embrionin. Është  vertetuar  se nuk e kompromenton zhvillimin e mëtejshëm te embrionit  nëse procedura është kryer si duhet dhe nga persona te kualifikuar. Ne  baze te rezultatit te PGD,embrionet qe rezultojne normale transferohen te pacientia diten e 5.

PGD rekomandohet te aplikohet ne keto rethana:

Pas 2-3 tentime te deshtuara

-kur kemi aborte te perseritura
– kur pacientet kane histori ne familje per semundje gjenetike.
-Mosha të avancuara te nënës
-Sëmundjet që transmetohen me kromozomet e gjinisë
-HLA (antigjen njerëzore leukocitar)

Mikro-TESE

yumurta dondurma

Çfarë është Mikro-TESE?

Mikro-TESE është një procedurë kirurgjikale e përdorur në rastet e infertilitetit të lidhur me meshkuj. Në këtë procedurë, spermatozoidi nxirret nga testikujt e burrave që nuk kanë prodhim të spermës (azoospermia), në mënyrë që ata të kenë fëmijë biologjikë. Në raste të rralla Mikro-TESE kryhet tek meshkujt me cilësinë e dobët të spermës për të marrë spermatozoidët e shëndetshëm.

Mund të ketë shkaqe të ndryshme për mungesën e qelizave në spermë. Këto shkaqe janë renditur si më poshtë:

  • Pengesë në kanalin e ejakulimit
  • Testikujt e pambrojtur
  • Shkaqet hormonale
  • Mungesa e kanaleve të spermës (që nga lindja)
  • Shkaqet gjenetike
  • Përdorimi i ilaçeve
  • Infeksione të ndryshme
  • Ekspozimi ndaj rrezatimit

Megjithatë, shkaqet e mungesës së spermës në spermë mbeten të panjohura për gati gjysmën e pacientëve.

Si kryet procedura Mikro-TESE?

Në procedurën Mikro-TESE, testikujt hapen tërësisht me një prerje të vetme. Kanalet e prodhimit të spermës janë lehtësisht të dukshme dhe të njohura, urologu që kryen procedurën mund të mbledhë indet e nevojshme. Këto mostra të indeve i nënshtrohen një numri trajtimesh për të ndarë qelizat e spermës së gjallë në të. Nëse gjendet sperma e gjallë dhe ndërkohë vezët e mbledhura nga nëna janë të gatshme për mikroinjektim, procedura IVF kryhet menjëherë. Nëse ka ndonjë qelizë të mbetur të spermës, ato ngrihen dhe ruhen për trajtime të ardhshme IVF.

Procedura Mikro-TESE jep një numër shumë më të madh të spermatozoidëve sesa metodat e biopsies tradicionale. Një avantazh tjetër i procedurës Mikro-TESE është si në vijim: meqënëse zmadhimi nën mikroskop lejon një vëzhgim shumë më të mirë të enëve, dëmtimi i testikujve minimizohet.

Sa zgjat kirurgjia Mikro-TESE?

Mikro-TESE kryhet në një sallë operative nën anestezi të përgjithshme dhe zgjat rreth 1-2 orë. Agjërimi është i domosdoshëm duke filluar gjashtë orë para operacionit. Pas operacionit Mikro-TESE, pacienti mbahet nën vëzhgim për 3-4 orë. Pacientit i rekomandohet pushimi në shtëpi pas 3-4 ditë pas daljes nga spitali. Pacienti nuk duhet të angazhohet në punë të rënda për 10 ditë dhe duhet të qëndrojë larg aktivitetit fizik.

 

 

TRANSFERIMI CITOPLAZMIK (CYTOPLAZMIC TRANSFER)

Trajtimi i transferimit citoplasmik ka ndihmuar shumë gra në të gjithë botën për të ndjekur ëndrrën e tyre për të qenë nënë dhe për të patur një fëmijë që mban gjenet e tyre.

Transferimi citoplasmik është një metodë e përmirësimit të cilësisë së vezëve dhe funksionit të saj. Kjo është një zgjidhje për pacientët mbi 35 vjeç, me cilësi të keqe vezësh dhe për ata që do të donin të përdornin vezët e tyre për procedurën e IVF.

Kjo prodecure kryhet nëpërmjet ICSI (Mikroinjeksjonit). Në transferimin citoplasmik 10-15 % të dhuruesve të cytoplasmës i shtohet vezës së marrësit së bashku me spermën. Citoplazma e dhuruesit të spermës zgjidhet me kujdes nga biologët. Ajo përmban mitokondria, enzima dhe organela të tjera. Cytoplasma nuk përmban asnjë informacion në lidhje me fenotipin e dhuruesit; ai përmban vetëm informacion gjenetik rreth prodhimit të energjisë.

Kush mund të përfitojë Nga Trajtimi I Transferimit Citoplasmik:

  • Femrat me AMH të ulët
  • Femrat që prodhojnë vezë me cilësi të ulët
  • Femrat më të vjetra ne moshe që duan të kenë një fëmijë që mban gjenet e tyre.

Zgjedhja e dhuruesve të vezëve:

Në zgjedhjen e donatorëve të vezëve, pacienti duhet të na dërgojë fotografinë e saj, grupin e gjakut dhe të mbushë formularin dhe të deklarojë gjatesine, peshën, etninë, etj...

Në klinikën tonë, kemi një numer të gjerë dhuruesish dhe shumë kombësi. Qiproja është shumë e mirënjohur për universitetet e saj dhe studentët vijnë nga e gjithë bota për të studjuar & jetuar në Qipro dhe kjo na bën të aftë të kemi dhurues nga e gjithë bota. Trajtimi i dhurimit të vezëve në Qipro duhet të jetë anonim sipas ligjeve te TRNC (Republikes Turke te Qipros se Veriut).

Dhuruesit e vezëve që pranohen në klinikën tonë:

  • Duhet të jetë midis 19-26 vjeç.
  • Duhet te kryejne Test Analize Kromozomale(Karyotyp)
  • Analiza të gjakut Hormonale & pelvic scan
  • Të gjitha testet e sëmundjeve infektive
  • Testimin e më shumë se 70 sëmundjeve gjenetike
  • Një sesion me psikologun tonë të klinikës, për t'u siguruar që dhuruesi nuk ka asnje problem psikologjik apo probleme mendore
  • S'ka histori mendore dhe sëmundje gjenetike në familjen e saj

Dhurimi I Embrioneve

sperm dondurma

Programi i dhurimit të embrionit ka ndihmuar shumë gra në të gjithë botën për të ndjekur ëndrrën e tyre për tu bëre nënë.

Kush mund të përfitojë Nga Trajtimi I dhurimit Të Embrionit:

  • Femrat pa ovocite
  • Femrat me ovale që nuk prodhojnë vezë (situata të tilla si menopauza e parakohshme).
  • Femrat që rekomandohen të përfitojnë nga donacioni i vezëve për shkak të problemeve gjenetike.
  • Femrat me vezë të dëmtuara për shkak të radioterapisë, kimioterapisë për shkak të arsyeve si kanceri
  • Femrat më të vjetra që kalojne menopauzën.
  • Grate beqare

 Ne keto lloji rastesh, per gjetjen e donatores se ovociteve dhe spermes ndiqet e njejta rruge sic eshte permendur edhe ne vetem procesin e dhurimit te vezeve apo procesin e dhurimit te spermes.

Dhuruesit e vezëve që pranohen në klinikën tonë:

  • Duhet të jetë midis 19-26 vjeç.
  • Duhet te kryejne Test Analize Kromozomale(Karyotyp)
  • Analiza të gjakut Hormonale & pelvic scan
  • Të gjitha testet e sëmundjeve infektive
  • Testimin e më shumë se 70 sëmundjeve gjenetike
  • Një sesion me psikologun tonë të klinikës, për t'u siguruar që dhuruesi nuk ka asnje problem psikologjik apo probleme mendore
  • S'ka histori mendore dhe sëmundje gjenetike në familjen e saj

Rastet e dhurimit  te  spermës

Spitali jone ka lidhur kontratë dhe bashkëpunon në mënyrë aktive me bankën më të madhe të licencuar për spermë CRYOS nga Danimarka, bankë me ekzistim 30 vjeçar dhe me bazën më të madhe të dhurimit të spermës në botë. CRYOS është një bankë që bën dërgesë të materialit të dhuruar në më shumë se 100 vende të botës. Ky lloj trajtimi eshte per meshkujt qe pranojne te vazhdojne  kete lloj trajtimi ne rastet qe nuk kane vete sperme apo ndonje alternative tjeter. Perseri dhe ne kete rast si ne rastin e dhurimit te vezeve, gjendet nje person I pershtatshem me marresin si nga aspekti fizik, arsimimi, historia familjare etj.Pacjenti eshte ne gjendje ta zgjedhi vete dhuruesin dhe ka mundesi qe nepermjet faqes se Cryos bank te shohi profilin e dhuruesit.

Procesi Tandem

genetik tani

Kyrenia IVF ofron disa nga shërbimet më të sofistikuara të teknologjisë riprodhuese dhe vazhdon të jetë një qendër referuese për trajtimet e përparuara gjenetike.

Duke fituar popullaritet të madh brenda disa viteve të fundit, Cikli Tandem u lejon grave me një rezervë të ulët ovariane të kenë një shans më të mirë për shtatezani duke përdorur vezët e saj, ndërsa në të njëjtën kohë të kenë mundesine te kene embrione te krijuar nëpërmjet përdorimit të një dhuruesi vezësh.

Cikli Tandem është gjithashtu një opsion i madh për gratë e medhaja ne moshe dhe për gratë me nivele të larta Të FSH (Stimuluese Të Hormoneve).

Avantazhet  Me Ciklin Tandem

Në fillim të procesit mund të vendosësh per kombinimin e vezëve te pacjentit dhe vezëve me dhurues qe mund të përdoresh.

Nëse gjate fertilizimit vezët e tua nuk fertilizohen mirë atëherë ti ke vezët e dhurueses qe jane fertilizuar, kështu që nuk ke pse të kalosh një tjetër cikël IVF.

Kjo gjithashtu u jep mundësinë të provoni së pari me vetëm vezët tuaja, mund te ngrini vezët e dhurueses  për një cikël të ardhshëm pa u përballur me koston e 2 cikleve të veçanta.

Kush mund të përfitojë nga Trajtimi i dhurimit Të Vezëve:

  • Femrat pa ovocite
  • Femrat me ovale që nuk prodhojnë vezë (situata të tilla si menopauza e parakohshme).
  • Femrat që rekomandohen të përfitojnë nga donacioni i vezëve për shkak të problemeve gjenetike.
  • Femrat me vezë të dëmtuara për shkak të radioterapisë, kimioterapisë për shkak të arsyeve si kanceri.
Whatsapp